Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron preventive të pasurive bashkjetueses së ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj.
Gjyqtari i apelit të GJKKO-së, Dhimitër Lara, miratoi masën e sekuestros për sekuestrimin e vilës në Hamallaj. Erjola Hoxha, bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt, apeloi vendimin për sekuestrimin e vilës së saj me pretendimin, se ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me fajësinë e ish zëvendëskryeministrit, e për pasojë është shkelur parimi i prezumimit të pafajësisë.
Gjithashtu, në kërkesën për apelimin e vendimit, thuhet se si pasojs e një vendimi ta tillë, Hoxha dhe vajza e saj 2-vjeçare janë detyruar të largohen nga banesa. Javën e fundit të marsit, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, iu drejtua me kërkesë Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e vilës së bashkjetueses së tij në Hamallaj, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.
Gjithashtu nën sekuestro është vendosur edhe vila e tij në Palasë, e cila rezulton në pronësi të ish bashkëshortes së tij. Kjo masë mësohet se vjen si vijim i hetimeve të nisura ndaj zyrtarit të lartë, për inceneratorin e Elbasanit.