Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak duke sekuestruar 2 armë zjarri dhe municion luftarak dhe arrestuar një 57-vjeçar.
Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Markatomaj”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-V. K., 57 vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
BALKAN WEB