Një sasi kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit. Bëhet me dije se origjina e lëndës narkotike është nga Ekuadori.
Bëhet me dije s sasia e peshuar deri më tani është 200 kilogramë por dyshohet se mund të ketë një sasi më të madhe. Sasia e drogës ishte fshehur brenda një kontenieri me banane i cili vinte nga Ekuadori.
Burimet bëjnë me dije se SPAK ka firmosur një urdhër arresti që pritet të ekzekutohet nga momenti në moment. Ndërsa deri më tani dihet se sasia e kokainës e cila ishte vendosur në tavanin e kontenierit është arritur të identifikohet nga skaneri.
vijon…
(R.G/Faxweb.al)