Shërbimet e Policisë Kufitare në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë goditur një rast të mosdeklarimit të parave në Pikën Kufitare të Kapshticës. Si rezultat, u sekuestruan 30 500 euro dhe u procedua penalisht një 66-vjeçar nga Tirana.

Ngjarja ndodhi në dalje të territorit shqiptar, ku, në bashkëpunim me autoritetet doganore, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S. u kalua për kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit, u gjetën të fshehura 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i transportonte jashtë vendit, pa i deklaruar sipas detyrimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve procedurale, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Ndaj shtetasit B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Asgjë e re nga Kuvendi i Kosovës! Dështon përpjekja e 16-të për konstituim

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për një pjesë të grupit të Suel Çelës. AKUZAT E PLOTA

Lajm i fundit/ SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia Kufitare thekson se do të vijojë kontrollet e imëta në të gjitha pikat e kalimit kufitar për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë në kufi.