Anti droga greke ka sekuestruar në vendin e quajtur Rajo Thesprotias, një sasi prej 167.5 kg kanabis sativa.
Sipas informacioneve të para,është arrestuar një shtetas shqiptar dhe është shpallur në kërkim një tjetër shqiptar, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve policore,lënda narkotike ishte e fshehur në një parcelë me mandarina,dhe dy shtetasit shqiptarë të implikuar në këtë ngjarje, po e paketonin atë në kuti kartoni,në momentin që kanë mbërritur forcat e policisë.
Ndërsa kanë kapur njërin prej tyre,tjetri është larguar me shpejtësi,pa u arrestuar prej forcave policore të cilat ishin informuar për tentativën e trafikimit të narkotikëve dhe ishin vë në gjurmë të transportuesve të kanabisit.
Në cilësinë e provës materiale,u sekuestruan 167.5 kg kanabis sativa,ndërsa po hetohet lidhur me mënyrën sesi kaloi në territorin grek lënda narkotike.
Dyshimet e para janë se ajo u transportua me mushka nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e ish-postës Katajeto afër fshatit çiflik të Sarandës.
Top Channel