3.4 ton kokainë u sekuestrua në një operacion të autoriteteve kolumbiane në bashkëpunim me homologët e tyre amerikanë.

Sipas një njoftimi zyrtar, vlera e drogës në treg ka një vlerë rreth 120 milionë Dollarë.

Droga u pikas në një skaf nga anëtarët e forcave ajrore ndërsa në operacion u përfshi edhe marina e Kolumbisë.

Në pranga u vendosën 5 persona, 3 nga Nikaragua dhe 2 nga Kosta Rika.

Pavarësisht një lufte prej dekadash kundër trafikut të drogës, Kolumbia mbetet një nga prodhuesit kryesorë në botë të kokainës.