Një sasi kokainë është kapur në portin e Durrësit në anijen “Unstream” që mbante flamurin e Antigua Barbuda.
Bëhet me dije se kokaina është gjetur në një anije që sillte qymyr nga Kolumbia, e cila ishte ankoruar dje në portin e Durrësit.
Autoritetet shqiptare ishin njoftuar nga autoritetet partnere se anija “Unistream” para se të ankorohet në Durrës ka ndaluar në Barranquilla të Kolumbisë, ku edhe dyshohet se është vendosur kokaina.
Nuk dihet ende sesa është sasi që policia ka sekuestruar, teksa nuk duhet nëse ka të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.
Pritet njoftimi zyrtarë për më shumë detaje për kokainën e gjetur në anijen me qymyr.