Tiranë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, një automjet dhe 5 aparate celular.

Arrestohen në flagrancë poseduesit njëkohësisht dhe shpërndarësit e lëndës narkotike dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e mara kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ku si rezultat bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. A, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit dhe baneses së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis;

E. B, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me veprimtarinë e kundërligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntori i dy shtetasve të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.