22 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Janinë, nga policia kufitare e Filatit në bashkëpunim me policinë greke.

Mediat fqinje bëjnë me dije se është ndaluar një automjet tip furgon që transportonte dushe.

Brenda një prej dusheve është gjetur një çantë që përmbante 4 pako me 21 kg 900 gramë marijuanë. Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit.

Furgoni rezulton i marrë me qera në Greqi. Gjatë operacionit u sekuestruan krahas lëndës narkotike dhe 300 euro dhe 1 celular.

(E.H/Faxweb.al)