Kreu i SPAK Altin Dumani, ka njoftuar sekuestrimin e 10 milionë eurove në kriptomonedha dhe theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Ai shpjegoi se hetimi është zgjeruar për të përfshirë dy organizata kriminale, duke përfituar nga bashkëpunimi me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit

Dumani theksoi gjithashtu rëndësinë e hetimit pasuror dhe konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme në rastet e korrupsionit.

Altin Dumani: Në rastet e korrupsionit, përpos arrestimit, duhet edhe hetimi pasuror dhe konfiskim, nëse pasuria është vënë vendosur në mënyrë të paligjshme. Kemi rritur numrin e çështjeve të hetuara për pastrim parash. Po hetojmë dhe krimin kibernetik.

Kemi sekuestruar 10 mln euro në kriptomonedha. Shumë agjenci të huaja të zbatimit të ligjit na kanë ndihmuar. SPAK ka pasur shumë rol në hetimin e rastit. SPAK ka hetuar edhe dy organizata kriminale. Kjo është shkalla më e lartë e bashkëpunimit kriminal.