Home SHOWBIZ Selena Gomez rrëzohet në tapetin e kuq

Selena Gomez rrëzohet në tapetin e kuq

12

Moment i sikletshëm ka qenë mbrëmë në SAG Awards kalimi i këngëtares Selena Gomez në tapetin e kuq.

29 vjeçarja u ngjit këmbëzbathur në skenë  teksa prezantoi çmimin për “interpretimin e jashtëzakonshëm nga një aktore femër në një rol dytësor”, së bashku me kolegun e saj Martin Short.

Aktorja e famshme ishte mahnitëse e veshur me një fustan të zi të Oscar de la Renta, ndërsa mbante në qafë një gjerdan me diamante nga Bulgari, që vlerësohet se ka një çmim prej 1 milionë dollarë. Gomez mbante veshur një palë taka të zeza teksa po ecte në tapetin e kuq. Por ajo u rrëzua para fotografëve dhe truprojat i erdhën në ndihmë.Pas kësaj, ajo vendosi të heqë dorë nga takat dhe të ngjitet në skenë këmbëzbathur.

Ndërsa videot janë bërë virale në mediat sociale.living.al