Ata që i shmangen vakteve përballen me nivele në rritje të glukozës dhe një përgjigje të vonë të insulinës që me kalimin e kohës mund të shkaktojë diabet.

Sa herë e keni dëgjuar shprehjen: “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”?

Sa herë keni hequr dorë prej tij pavarësisht këshillave, me justifikimin se jeni vonë për punë ose se po përpiqeni të humbisni në peshë dhe jeni zotuar se nesër do të hani patjetër mëngjes?

Të nesërmen, merrni një fetë bukë dhe dilni sërish me bindjen e gabuar se keni bërë zgjedhjen e duhur.

Orët kalojnë me telefonata pune e takime, dreka harrohet dhe shpresat mbeten tek darka. Por nëse mendoni se duke anashkaluar një vakt do të hani më shumë në tjetrin, atëherë e keni gabim.

Anashkalimi i shpeshtë i vakteve mund të ketë një ndikim të fortë në shëndetin tuaj sipas shkencëtarëve.

Ndonjëherë ky ndikim është krejt i papritur.

Ekspertët e AgroWeb.org kanë zbuluar se anashkalimi i vakteve gjatë ditës dhe grumbullimi i tre vakteve në një – atë të mbrëmjes – është me rrezik për metabolizmin.

Ata që i shmangen vakteve përballen me nivele në rritje të glukozës dhe një përgjigje të vonë të insulinës që me kalimin e kohës mund të shkaktojë diabet.

Shmangia e vakteve është një çështje serioze

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se të paktën 23 përqind e njerëzve janë mësuar të anashkalojnë vaktet.

Shumë të rinj dhe adoleshentë janë të mendimit se ngrënia e rregullt e vakteve i bën të shtojnë në peshë.