
Është shtyrë sërish seanca për aferën e ‘Sterilizimit’, ku mes të akuzuarve është edhe emri i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Pikërisht, ishte mungesa e këtij të fundit dhe avokatit të tij , Ermal Yzeiraj për shtyrjen e seancës gjyqësore. Beqaj pretendon se është i sëmurë, ndërsa u vendos që seanca e rashës te mbahet pas një jave, më datë 7 maj.
Po kjo nuk është hera e parë që seanca gjyqësore shtyhet për shkak të gjendjes shëndetësore të Beqajt, i cili më datë 3 prill mungoi se ishte sëmurë.
Në atë datë, përmes avokatit të tij, Beqaj teksa bëri kërkesë që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij, kërkesë e cila është pranuar nga GJKKO.
Ndërsa në datë 17 prill, seanca e aferës qindra milionëshe euro të ‘sterilizimit’ u shty për shkak të mungesë së avokatit të Beqajt, Ermal Yzeiraj. Ky i fundit njoftoi GJKKO-në se ishte në një proces tjetër gjyqësor dhe e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në gjyqin e sterilizimit.
Të pandehur për aferën e sterilizimit janë marrë edhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave: Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi).
Hetimet gati 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanisë së Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini. Referuar hetimeve, vlera e koncesionit që llogaritet rreth 100 milionë euro, është fryrë fiktivisht dhe dhjetëra milionë euro. Para që deri më tani, prokuroria nuk e ka zbuluar se në xhepat e kujt kanë shkuar.
Në lidhje me këtë dosje, SPAK lëshoi urdhër-arreste vetëm Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn në Gushtin e vitit të kaluar, por Ilir Beqaj u arrestua më vonë. Ai u vu në pranga në fillim të muajit korrik në lidhje me abuzimin me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që ish-ministri drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
