Senati amerikan ka miratuar me shumicë dërrmuese një paketë për të ofruar 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. 

Ky projektligj më pas u dërgua në Shtëpinë e Bardhë për të marrë nënshkrimin e Presidentit Biden. 
“Ne po u japim ukrainasve fonde për ushqime, ilaçe, strehim dhe mbështetje për mbi dy milionë refugjatë që iu është dashur të largohen nga Ukraina, si dhe financime për transferimin e armëve si Javelins dhe Stingers (raketat)”, pohoi kreu i shumicës demokrate në Senat,Chuck Schumer para se të bëhej votimi.ballkanweb