Shkarkohet Drejtori Policisë Berat Edmond Targaj dhe emërohet Kastriot Skenderi.
Më herët Skenderi ka mbajtur postin e drejtorit të policisë Tiranë.
Më 16 nentor u mësua se Agjencia e Mbikqyrjes Policore mori në pyetje drejtorin e policisë Berat Edmond Targaj por edhe punonjës të kësaj drejtorie pas zbulimit të serës me kanabis.
Sera u zbulua më 10 nëntor 2022 në fshatin Rërëz, të Dimalit ndërsa në të u gjetën rreth 95 gra, punëtore në këtë serë.
Krahas prokurorisë që arrestoi 11 personat e dyshuar si organizatorë të përpunimit të kanabisit, drejtoria e standarteve profesionale nisi hetimet me dyshimin se policia lokale ka pasur informacion por nuk ka vepruar.
Edhe gjatë arrestimeve dhe sekuestrimit të drogës policia lokale u shmang nga aksioni që u krye nga efektiva nga Tirana.