Me flamuj rusë dhe serbë dhe foto të presidentit Vladimir Putin në duar, mijëra qytetarë serbë marshuan në rrugët e Beogradit, për të protestuar kundër përpjekjes së qeverisë për ta distancuar veten nga lufta e Moskës në Ukrainë.
Grupe njerëzish, shumë prej të cilëve nacionalistë, ju bashkuan marshimit nga qendra e qytetit deri në ambasadën ruse, ku kënduan himnet kombëtare të Serbisë dhe Rusisë dhe thërritën slogane kundër NATO-s.
Erdha në këtë protestë për të mbështetur Rusinë dhe për t’i thënë qartë dhe fortë, jo, veprimeve të autoriteteve të Beogradit, të cilat morën vendimin e Turpshëm për të votuar kundër Rusisë në Kombet e Bashkuara”, tha Mladen Obradovic.
Gjatë javëve të fundit, Beogradi votoi tre here në favor të rezolutës qe dënonte luftën ruse në Ukrainë dhe e pezulloi Moskën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. E megjithatë, Serbia, e cila është thuajse plotësisht e varur nga gazi dhe nafta ruse, refuzon të vendosë sanksione kundër Kremlinit dhe ka lejuar fluturime të rregullta drejt Moskës.
Jo NATO-s” dhe “Serbët dhe rusët janë vëllezër “thërrisnin protestuesit, që mbanin gjithashtu në duar slogane kundër presidentit Vuçiç, i cili fitoi një mandate të ri presidencial në 3 prill.
Më herët gjatë javë, në një lëvizje që sipas ekspertëve sinjalizoi shkëputje nga bashkëpunimi ushtarak me Rusinë, Vuçiç tha se Serbia po mendonte blerjen e mbi 20 avionëve luftarakë perëndimorë.