Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka lajmëruar një ditë më parë se Serbia do të prodhojë vaksinën kineze për të luftuar Covid-19. Kështu, Serbia bëhet vendi i parë evropian që do të prodhojë këtë vaksinë.
Presidenti bëri me dije se vendi do të nënshkruajë marrëveshjen për të ndërtuar një fabrikë të bashkë financuar nga Kina dhe Emiratet Arabe brenda dy javëve të ardhshme. “Ne do të fillojmë prodhimin e vaksinës nga 15 tetori,” tha ai.
Deklarata e presidentit u bë pas një vizite në vend nga Princi i Kurorës së Abu Dhabi-t Mohammed bin Zayed al Nahyan. Serbia, edhe pse një vend kandidat për anëtrësim në BE, mban marrëdhënie të ngushta diplomatike dhe ekonomike me Moskën dhe Pekinin dhe ka përdorur porositë për vaksinat kineze Sinopharm dhe ruse Sputnik V për të vaksinuar 1.5 nga 7 milion banorët e saj deri më tani. Vuçiç tha se vaksinat e prodhuara nga Serbia mund të dorëzohen “edhe me kosto më të ulët” në vendet e tjera në rajon.
Sinopharm është miratuar për përdorim në 20 vende, tre nga të cilët gjenden në Evropë: Bjellorusia, Serbia dhe Hungaria.
Revcontent