Seria A do dhe një muaj të nisë sezonin e ri, dhe federata ka marrë një vendim të rëndësishëm mbi praninë e tifozëve në stadiume.
Stadiumet do të jenë të mbushura me vetëm 50% të kapacitetit dhe për tifozët do të jetë kusht kryesorë prania e kartës së gjelbër të vaksinimit. Federata ka lajmëruar të gjithë tifozët që nuk kanë marrë asnjë doze vaksine, që të shpejtojnë ta kryejnë si procedure nëse duan të ndjekin ekipin e tyre në stadium në sezonin e ri.
Një lajm sa i mire dhe i hidhur për tifozët pasi jo të gjithë janë vaksinuar dhe jot ë gjithë e shohin të udhës të vaksionhen. Megjithatë, federata po shikon si mundësi që të vaksinojë dhe skuadrat që do të zbresin në fushë, pasi Anglia e bëri me detyrim për lojtarët dhe stafet e skuadrave në të kundërt nuk do të zbresin në fushë.
Ndërkohë, ditën e sotme futbollistët e Lacios dhe stafi janë vaksinuar të gjithë, duke shuar polemikat për disa lojtarë që kishin dale kundër klubit disa ditë më parë.