Trafik i rënduar dhe radhë të gjata kilometrike, në pritje për të mbërritur në destinacion. Është kjo situata me të cilën përballen drejtuesit e automjeteve në çdo rrugë që lidh zonat turistike të Durrësit.
E njëjta situatë shfaqet edhe në unazën Plepa-Shkozet, si edhe në akset e tjera gjatë gjithë bregdetit, siç është rruga Gjiri i Lalëzit-Maminas.
