Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë ka patur përsëri problematika sërish rreth orës 02:00 të ditës së sotme, si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së masiveve të gurëve në trupin e rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, rrëshqitja e dherave ka bllokuar njërën karaxhatë të rrugës por qarkullimi vijon të jetë aktiv.
Pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, ndërkohë që situata po monitorohet për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera
Policia rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe në kushte të pafavorshme atmosferike.
/vizionplus.tv






