Një tjetër tjetër sulm me armë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Filadelfia, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.

Mediet e huaja bëjnë me dije se një person i armatosur hapi zjarr në një zonë, ku ishin mbledhur disa qytetarë dhe po argëtoheshin për fundjavë.

Dy nga viktimat janë identifikuar si një grua 25-vjeçare dhe një burrë 22-vjeçar. I dyshuari është në mesin e të plagosurve dhe po trajtohet në një spital lokal për një lëndim jashtë rrezikut për jetën. 

Një burim policor i tha  “ABC Philadelphia” se kur oficerët mbërritën në vendngjarje panë autorin teksa qëllonte mbi turmën