Pas tensioneve me të fundit midis Sofjes dhe Shkupit, sidomos pas incidentit ku është i përfshirë një perfaqësues i klubit të Ohrit, shtetas bullgar, Bullgaria ka deklaruar se do të tërheqe ambasadorin nga Shkupi dhe do të ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore. “Maqedonia që të vazhdojë rrugëtimin evropian duhet patjetër t’i respektojë detyrimet e marra nga BE. Bullgaria nuk ka nevojë të ndërmarë asgjë por vetë do të vëshgojë se a respekton këto detyrime nga pala maqedonase. Në propozimin evropian nuk ka afate për realizimin e obligimeve që do të thotë se Maqedonia ato mund t’i plotësojë me vite të tëra, por kjo do të thotë se pa plotësimin e tyre, bisedimet për anëtarësim në BE nuk mund të fillojnë” deklaron Ministri i Jashtëm i Bullgarisë.
VMRO-DPMNE akuzoi partitë në pushtet se ato pranuan të gjitha kushtet e Bullgarisë, me herët. Marëdhëniet e acaruara mund të ndikojnë edhe në aktivitetin e komisionit të përbashkët për cështje historike dhe arsimore. Tensionet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut jane acaruar muajt e fundit për shkak të hapjes së klubeve bullgare në Manastir dhe Ohër. Keto klube jane kundërshtuar nga pala maqedonase.