NJOFTIM
Duke respektuar të drejtën për reflektim, duke respektuar çdo qytetar i cili ka të drejtën e festes se ditës se Verës.
Për të mos u bërë të ngjashëm me ata që një vit më parë e prishën këtë festë me sherrnajen politike grupi nismëtar i protestës se Elbasanit propozon platformën e tij duke i lënë kohë dy ditë për reflektim politik bërjes dhe qeverisë.
Platforma e protestes së Elbasanit për një paketë ndihmë për qytetarët nga qeveria!
- Pezullim i përkohshëm i kontratave koncesionare në infrastrukturë të cila janë jo vetëm peshë në buxhet por krijojnë kosto shtesë për buxhetin pasi janë lidhur me një buletin çmimesh që nuk ka lidhje me çmimet që po perballemi sot.
- Nxjerrja e një akti normativ me fuqinë e ligjit për të implementuar pikën e parë të këtij propozimi.
- Implementimi i një plani pilot me aktorët publik e privat të industrisë nxjerrëse të hidrokarbureve e cila duhet të mbaj peshën e krizes së ketij sektori në raportin import-export.
- Hartimi i një pakete më të qenësishme të përkohshme e cila ecën e shtrirë në kohë dhe të ardhura me aktin normativ për pezullimin e kontratave publike.
Kjo paketë dhe të ardhurat buxhetore që do të vinin nga akti i prodhuar nga KM do të garantonte një mbeshtetje financiare shtesë për qytetarët e shtresave në nevojë. - Subvencionimi me anë të një vendimmarrje për të përjashtuar nga detyrimet financiare përkohësisht (shtrirë në kohë me ekzistencen e nevojes së implementimit të aktit normativ ) për subjektet objekt kontraktual që preken nga pasojat e aktit normativ me kushtin e mos largimit të punonjësve ose mbajtjen e tyre përkohësisht me page minimale .