Teksa jemi zyrtarisht në sezonin e Shalqirit, Zv.kryeministri Erion Braçe ka zgjedhur të mburret në rrjete sociale për eksportin e shalqirit kryesisht në zonën e Lushnjës dhe gjithë Myzeqesë.

Deputeti i qarkut të Fierit ka bërë me dije se janë eksportuar plot 11.000 kilogramë shalqi, me 20-22 lekë/kg.

“110 kuintale plus; i vjele, peshuar dhe eksportuar sot nga Cerma e Siperme! Çmimi sot 20-22 leke/kg! Kur ua thashe se besuat, sot qe u peshua besoj te shkoni e pyesni. Se kjo puna e bujqesise nuk eshte vec pune krahu, por edhe pune agronomi, toke, fidani i pershtatshem, plehrimi me cilesine e sasine e duhur-jo mbytur e mbytur, temperature e kohe te domosdoshme per te marre frut te shendetshem, cilesor e flak te kuq! Aaaa po, llogarine kerkojani se eshte aq i kenaqur sa ua thote vete me deshire!

Nderkohe; kam monitoruar cmimet ne eksport   te 50 eksportuesve te medhenj, permes faturave ne dogana nga e hena deri para pak; kerkesa eshte e qendrueshme dhe nuk ka asnje arsye qe cmimet te bien, perkundrazi cmimi 20-22 leke eshte teresisht legjitim! Do vijoj te monitoroj cmimet cdo dite ne vijim deri ne maunen e fundit”, shkruan Braçe.

fax