E pabesueshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Portugalisë mes Bragës dhe Portos.
Çudirat në futboll nuk kanë fund, dhe pavarësisht rezultatit përfundimtar 1-1 dhe ndeshjes shumë të luftuar e cila kishte edhe 2 kartonë të kuq, një episod vërtet i veçantë u regjistrua në këtë duel. David Carmo, futbollist i skuadrës vendase, u dëmtua në gjysmën e pjesës së dytë.
Ai nuk mund të vazhdonte lojën dhe u desh autoambulanca të futej në fushë për ta marrë dhe për ta transportuar.
Aty lindi një problem, që u zgjidh nga futbollistët. Autoambulanca e kishte të vështirë të lëvizte dhe lojtarët u detyruan ta shtynin, që të dilte jashtë fushës së blertë. Sigurisht që gjithçka u kap nga kamerat dhe videot u kthyen virale në rrjetet sociale.
Faxnews