Sfida shumë e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Polonisë e cila do të zhvillohet të martën në orën 20:45 do të mbushë plot stadiumin “Air Albania”.
Në të gjitha pikat e shitjes në Tiranë nuk ka më bileta, kanë mbaruar të gjitha. Sipas rregullit në fuqi në Shqipëri, stadiumet janë të hapura në masën 30% të kapacitetit.
Ndeshja e Shqipërisë ndaj Polonisë është e vlefshme për Grupin I të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” dhe për kuqezinjtë e Rejës do të jetë një takim tepër i rëndësishëm për fatet e Kombëtares për një kualifikim në Kupën e Botës.