Kombëtarja e Serbisë ka publikuar sot listën përfundimtare me 25 futbollistë që do të udhëtojnë drejt Tiranës për sfidën kundër Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Ndeshja do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Nga lista paraprake me 29 emra, trajneri Dragan Stojkoviç ka vendosur të përjashtojë katër futbollistë: Mirko Topiç, Milutin Vidosavljeviç, Petar Staniç dhe mesfushorin e Torinos në Serie A, Ivan Iliç.

Tre të parët janë pjesë e klubeve në kampionatin serb, ndërsa mungesa më e spikatur është ajo e Ivan Ilić, i cili ka qenë një element i rëndësishëm në mesfushën e Serbisë gjatë viteve të fundit.