Këngëtarja e njohur Shakira është sulmuar nga derrat e egër në një park në Barcelonë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Shakira në “Instagram” e cila fatmirësisht shpëtoi pa u dëmtuar fizikisht por vetëm telefoni iu thye.

Shakira zbuloi se incidenti ndodhi ndërsa ajo po përpiqej të kalonte një kohë të bukur me djalin e saj 8 vjeçar Milan Pique Mebarak në një park të Spanjës.

Shakira e tmerrua nga kjo ngjarje deklaroi në videon që ndau se ajo luftoi me derrat e egër për të shpëtuar çantën e saj të shpinës.

“Ata morën çantën time, në të cilën ndodhej dhe celulari im dhe filluan të vraponin drejt pyllit. Ata kanë shkatërruar gjithçka” duke shtuar: “Papritmas, njëri prej tyre u hodh nga uji aq shpejt dhe me nxitim, më shikoi në sy, ulëriti i tërbuar dhe u përpoq të më kafshonte. Të gjithë bërtitën, përfshirë edhe mua. Isha i paralizuar nga frika dhe nuk mund të lëvizja. Unë thjesht mbaja kontakt me sy me të ndërsa vëllai im Tony kërceu dhe më shpëtoi fjalë për fjalë jetën, duke më larguar nga ‘bisha’”