Shakira rrëmbeu në Grammy 2025 çmimin e Albumit më të mire Pop Latin. Pasi JLo thërriti emrin e saj si fituese me albumin ‘Las Mujeres Ya No Lloran’, Shakira mori përqafimet e ngrohta të dy djemve të saj, veshur matchy-matchty. Pastaj u ngjit në skenë, mori kupën dhe ia dedikoi atë të gjithë emigrantëve, të cilët i quajti motrat dhe vëllezërit e saj.
Dedikimi i Shakirës, e ardhur gjithashtu si emigrantë në SHBA vjen në një kohë ku presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump ka nisur luftën e ashpër ndaj emigrantëve të paligjshëm.
Në fjalën e saj, Shakira tha “Dua t`ia dedikoj këtë mesazh të gjithë motrave dhe vëllezërve të mi, emigrantë. Në këtë vend, ju duan dhe keni vlerë. Do luftoj gjithmonë krah jush. Për të gjitha ato gra që punuan vërtet shumë çdo ditë për të siguruar jetesën për familjet e tyre … kjo është edhe për ju”.
Që nga marrja e detyrës, Donald Trump ka zbatuar një politikë më të ashpër imigracioni, me Emigracionin dhe Zbatimin e Doganave (ICE) që regjistroi arrestime rekord, duke arritur në 956 vetëm më 26 janar.