Është një ndër frutat më të shijshëm të stinës. I ëmbël plot lëng e shije, shalqini është padyshim mes frutave të pasura me vlera ushquese dhe mirëbërëse për organizmin.

Sigurisht ai shijon dhe të freskon gjatë gjithë ditës por koha ideale për të konsumuar disa copëza shalqini është ehrët në mëngjes me stomak bosh.

Kjo pasi, shalqini mbron të gjitha organet e trupit veçanërisht shëndetin e syve dhe zemrës falë nivelit të lartë të tij me likopen.

Por gjithashtu, përmbajtja e lartë e antioksidantëve tek shalqini të njohur si flavonoidë mbron jo vetëm organet e trupit por luftojnë edhe efektet e plakjes, infeksionet etj.

Shalqini është fruti që shuan etjen më shumë se çdo frut tjetër. Shalqini përbëhet nga 92% ujë dhe është i dobishëm për sistemin imunitar.

Të dhënat e AgroWeb.org, tregojnë se ky frut përmban gjithashtu edhe antioksidantë të dobishëm, vitaminë C dhe kalium.

Shëndeti I Zemrës

Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut.

Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje Për Gjymtyrët

Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.

Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

Mbrojtja e Lëkures

Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën.

Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti I Syve

Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit.

Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

Më Shumë Energji

Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive.

Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

Sheqeri Në Gjak

Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja

Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur.

Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut por ndikon në shëndetin e tij./AgroWeb.org