Shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, përmes portalit “Shqipnews”, të cilin e kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.
Për këtë rast janë arrestuar gazetari dhe punonjësja e AMP-së, ndërsa është shpallur në kërkim shefi i sektorit në AMP, Kushtrim Selimi.
Pak orë pas prangosjes, ABC News ka zbardhur dëshminë e të arrestuarve para grupit hetimor.
Gazetari Ervis Hasangega ka deklaruar se vetëm punonte në portal dhe menaxhonte rrjetet sociale. Sipas tij kishte rënë dakord të merrte 600 euro në muaj dhe të publikonte lajmet që i merrte nga Kushtrim Selimi.
Rexhina Omeri sipas dëshmisë ka pranuar se bashkëpunonte me Kushtrim Selimin për shkak të njohjes që kishte me të, dhe ka pranuar që kishte raporte intime me Selimin.