Ylli kosovar pritet të largohet këtë vit nga Liverpooli, ku nuk po gjen hapësira për të luajtur. E ardhmja e tij mund të jetë e lidhur me Serie A apo La Liga

Xherdan Shaqiri është duke e kaluar sezonin e fundit në fanellën e Liverpoolit.

Lexo Edhe:
Barcelona e kontakton Xavin
Ylli kosovar do t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga “Anfield Road” gjatë verës që vjen.

Përfaqësuesi zviceran nuk ka arritur të lërë gjurmë tek “Reds”, ku ka përfunduar më shpesh në bankinë se që ka luajtur.

Reklamë

Dhe, mediat e huaja raportojnë se 29 vjeçari është bërë objektiv i klubeve italiane dhe atyre spanjolle.

Mbi të gjitha, në Serie A, futbollistin nga Zhegra e Gjilanit e pëlqejnë Lazio dhe Roma.

Për këtë siguron portali italian “La Lazio Siamo Noi”, përcjell “Gazeta Express”.

“Biancocelesti” e kishin kërkuar edhe në të kaluarën ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit e Stoke Cityt.

Ndërkohë, “Liverpool Offside” zbulon se majtakun ofanziv e pëlqen edhe Sevilla në Spanjë.

Gjithashtu, spekulohet se interesim për futbollistin këmbëshpejtë ka shfaqur edhe Wolverhamptoni në Angli.

Verën e kaluar, kampioni anglez i kërkonte 25 milionë euro për Shaqirin.

Por, asnjë klub nuk ishte i gatshëm të ofronte aq shumë para për të.

Xherdani ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.

“Reds” duan ta shesin atë pas situatës së komplikuar financiare që e ka kapluar klubin shkaku i pandemisë.

Shaqiri i ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në Premierligë këtë edicion, me një total prej 520 minutash.

Në atë periudhë, ai i ka dhuruar dy asistime, ndërsa ka luajtur vetëm një herë 90 minuta. /Gazeta Express/