Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Clearwater, Florida, ku një 34-vjeçar shqiptar, Renato Muhaj vrau me armë zjarri ish-partneren e tij, Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajën e tyre 8 vjeç.

Mediat amerikane shkruajnë se Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë. Kur kanë hyrë në banesën e tij, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij.

Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, Alesia Muhaj e cila ishte rrëmbyer nga i ati. Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

Ai akuzohet  për vrasje të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.

/abcnews.al