
Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe gruaja e tij Usha Vance kanë vizituar bazën hapësinore të SHBA-së, Pituffik në Grenlandë ndërsa Presidenti Donald Trump vazhdon të bëjë presion që SHBA-ja të marrë nën kontroll territorin gjysmëautonom danez.
Duke folur me trupat, Vance thotë se nuk është e nevojshme që SHBA-ja të zgjerojë praninë e saj në Grenlandë dhe se vendasit do të duan të zgjedhin të rreshtohen me SHBA-në në vend të Danimarkës.
Zëvendëspresidenti thotë se Danimarka “nuk ka bërë një punë të mirë” për popullin e Grenlandës dhe SHBA-ja duhet të ndërhyjë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai gjithashtu thotë se Rusia dhe Kina po shtojnë gjurmët e tyre në zonë dhe bota nuk mund të “fusë kokën në rërë ose në këtë rast në dëborë”.
Udhëtimi i Vance u shkurtua pas një grindjeje me qeveritë e Groenlandës dhe Danimarkës për mungesë ftese.
Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen u thotë gazetarëve se vizita “nuk tregon respekt për një aleat”, ndërsa një banor i kryeqytetit Nuuk Karl-Peter i thotë BBC-së se është “i shqetësuar” për Trump që “përpiqet të kontrollojë vendin.”, thotë ai./
