Teksa Partia Demokratike tashmë prej disa muaj është futur në një situatë të tensionuar, ku kulmi u arrit në protestën e 8 janarit duke shpërthyer në dhunë ndaj selisë, Ambasada e SHBA në Tiranë duket se ka dhënë një mesazh të “koduar”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA ka shpërndarë një deklaratë të nën Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike Victoria Nuland.
“Përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar”. Thuhet në deklaratë
