Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shtyn udhëtimin në Kinë, pas alarmit të ngritur nga SHBA për një balonë përgjuese kineze.Vizita ishte parashikuar të zhvillohej më 5 shkurt, dhe do të shënonte viztën e parë të një zyrtari amerikan që prej vitit 2018.
Nga ana e tij, Pekini njoftoi më herët sot se një “balonë” që fluturonte në hapësirën ajrore të SHBA-së, i destinuar për qëllime civile, po kryente kërkime meteorologjike dhe të tjera shkencore, duke shprehur keqardhjen që avioni u zhvendos në hapësirën ajrore të SHBA.
Pentagoni amerikan njoftoi dje, të enjten, se është duke gjurmuar një balonë spiune kineze që fluturon në një lartësi të madhe mbi territorin amerikan, duke kaluar mbi instalime të ndjeshme ushtarake.