Shtëpia e Bardhë dhe Perëndimi mund të festojnë neutralizimin e liderit të Al-Kaedës, Ayman al-Zawahri, por kjo nuk do të thotë se lufta kundër terrorit ka përfunduar.

Dhe kjo sepse pasardhësi i supozuar i Zawahrit, me origjinë nga Egjipti, Saif al-Fadel është një person jo i panjohur për autoritetet Perëndimore. Ai është një nga drejtuesit e rangut të lartë të grupit terrorist dhe anëtar themelues i tij.

Sipas faqes së internetit të Institutit të Lindjes së Mesme, ai iu bashkua grupit pararendës terrorist Maktab al-Khidmat në vitet 1980. Njohja e tij me Osama Bin Laden dhe Ayman al-Zawahri ndodhi në vitet ’80 kur ai iu bashkua grupit të tyre Xhihadi Islamik Egjiptian (EIJ) dhe në të njëjtën kohë luftoi kundër forcave ruse në Afganistan.

Ndërkohë, siç raporton New York Post në publikimin e saj , Fadeli, i cili përveç lidhjeve politike ka shërbyer edhe si komando, ka njohuri nga fusha e betejës. Ndërsa nga vitet ‘80 e deri më sot ka përdorur pseudonime si Muhamed Ibrahim Mekavi, Saif el-Adel, Ibrahim el-Madani.

Thjtg

Sipas analizave të vitit 2015, “Saif al-Sadel ka preferuar gjithmonë të mbajë një profil të ulët për rolin e tij, në mënyrë që të fshehë se ai mund të luajë një rol udhëheqës për lidershipin në të ardhmen”.

Në fakt, ai thuhet se po lëviz si një “ujk i vetmuar” në të gjithë Lindjen e Mesme, megjithëse në këtë kohë flitet se ai jeton në Iran, ndërsa FBI e ka vendosur në një listë të mbyllur që përfshin terroristët më të kërkuar në botë, duke ofruar një shpërblim 10 milionë dollarë për atë që jep informacion mbi vendodhjen e saktë të tij.

Sipas FBI-së, al-Sadel kërkohet në lidhje me akuzat për “komplot për të vrarë shtetasit e Shteteve të Bashkuara, vrasje, shkatërrim të ndërtesave dhe pronave të Shteteve të Bashkuara dhe shkatërrim të shërbimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Ai kërkohet gjithashtu për bombardimet e gushtit 1998 në ambasadat amerikane në Dar es Salaam, Tanzani dhe Nairobi.

Vihet re se Al Fadel ishte ai që mbikëqyri pritën kundër forcave dhe helikopterëve amerikanë në Mogadishu të Somalisë në vitin 1993. Ky është Operacioni Black Hawk Dawn, ku humbën jetën 18 ushtarë amerikanë.