Zyrtarja amerikane nga Pentagoni, Laura Cooper, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur edhe për tregtinë e armëve që Serbia e bën me Rusinë. Zyrtarja amerikane ka thënë se dihen qartë pasojat për ata që blejnë pajisje ushtarake nga Rusia.
Cooper ka përmendur Ligjin CATSA që nënkupton kundërshtimin e kundërshtarëve të Amerikës përmes sanksioneve dhe thotë se një rregulli të tillë i përmbahen.“Ne kemi pasoja të qarta për vendet në mbarë botën që duan të blejnë pajisje ushtarake ruse. Ky është ligji i CATSA – dmth kundërshtimi i kundërshtarëve amerikanë përmes sanksioneve. Dhe ky është statuti që ne duhet t’i përmbahemi. Kjo nuk është përgjegjësi e Sekretariatit të Mbrojtjes, por e kolegëve të mi në Departamentin e Shtetit. Por tashmë ka pasoja shumë të qarta përsa i përket sanksioneve për blerjen e pajisjeve të rëndësishme ushtarake ruse. Pra, kjo është një fushë ku ne tashmë kemi një hartë të qartë rrugore”, ka thënë Cooper, e pyetur se cilat do të ishin pasojat nëse Serbia vendos të vazhdojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë./Express/