TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca në të cilën do njihen me masën e sigurisë tre shefat e policisë që sipas SPAK ishin pjesë e një grupi kriminal dhe bashkëpunonin për trafikimin e sasive të mëdha të kanabisit.

Të arrestuarit me urdhër të SPAK:

  • Shkëlzen Ruska, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.
  • Ervis Alisinanaj, me detyrë Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.
  •  Erdit Hazizaj, ish-punonjës policie i shkarkuar në vitin 2022.
  • Elvis Dervishi., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, i shpallur në kërkim.

Grupi kriminal  është përgjegjës për kultivimin dhe trafikimin e rreth 3 tonëve kanabis nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Prokuroria e posaçme deri më tani ka lëshuar 10 urdhër arreste, ku në pranga janë vënë 3 punonjës policie, një tjetër është në kërkim bashkë me 6 persona mes të cilëve Kristo Qirici dhe Eldian Allushi që drejtonin 2 grupe kriminale që operonin në Sarandë dhe Gjirokastrës.