Nuredin Dumani vazhdon dëshminë e tij në gjykatë për dosjen “Plumbi i Artë”. Këtë të enjte, ai ka rrëfyer për arrestimin e tij të parë për vjedhjen e dy makinave, si dhe njohjen me Henrik Hoxhajn.
Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?
Dumani: Jam takuar në 30 dhjetor 19, por më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura. Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë. Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Avokati: Ku e takove Henrikun?about:blank
Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur.
Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.
Avokati: Sa qëndruat aty?
Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Tajvanit” ku blemë një telefon të enkriptuar. Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.
Avokati: Ti çfarë pseudonimi mbaje në sky për kohën?
Dumani: Covid19.
Avokati: I the Henrikut kë do vrisnit?
Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.
Avokati: Kush u përfshi tjetër në këtë vrasje.
Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi ishte informator.
Ditën e ngjarjes, ishte Covid, Klevisi erdhi te shtëpia ime.
Avokati: Çfarë bëri atë ditë?
Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.
Avokati: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?
Dumani: Nuk më kujtohet.
Avokati: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?
Dumani: Jo, nuk kam pasur.
Avokati: Po konflikt fizik?
Dumani: Asnjëherë.
Avokati: Kur vendose ta vrisje?
Dumani: Kur kam folur me Erion Alibeajn.
Avokati: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?
Dumani: Asnjëherë.
