Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PD, Agron Shehaj kanë debatuar ashpër në parlament.

Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se është ai që fshihet pas kompanisë ofshore në Holandë e cila rezulton të jetë pronarja e inceneratorit të Tiranës.

Menjëherë pas kësaj akuze kryeministri Rama tha se kjo nxori edhe njëherë dilemën e madhe nëse deputetët e opozitës janë apo bëjnë si idiotë.

Ndërsa nuk mungoi dhe ironia e kryeministrit në drejtim të deputetit Shehi, pas komenteve që ky i fundit bëri për lidhjen që sipas tij Rama ka me inceneratorin.

Pjesë nga debati:

Shehaj: Ajo që ndodh sot në Shqipëri është se pronari i inceneratorit të Tiranës është shpallur në kërkim nga prokuroria, por qeveria vazhdon e paguan sepse pas kompanisë ofshore në Holandë qëndron kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryeministri Rama.

Rama: Zoti Shehaj ju thatë që unë fshihem pas një kompanie ofshore në Holandë, mbi ç’bazë? Faleminderit.

Shehaj: Atëherë! Zoti kryeministër inceneratori i Tiranës, koncensioni i është dhënë Klodian Zotos pas një propozimi të tij. Ju në fillim thatë që nuk do ishte zoto por një sipërmarrje italiane, pastaj zbuluam se ishte i njëjti njeri që kishte marrë Elbasanin dhe Fierin. Të njëjtën ditë që ju firmosët kontratën ja dhatë Zotos, të cilës ai ja transferoi një kompanie ofshore në Holandë. Pastaj doli që Zoti ka kryer korrupsion, inceneratori i Tiranës vazhdon të jetë teorikisht nën pronësinë e një kompanie ofshore në Holandë. Fakti që ju i jepni një njeriu që është i përfshirë në një aferë korruptive, duke mos bërë asnjë lloj gare, fakti që ky zotëria e merr dhe e çon në ofshore, fakti që ju e paguani, inceneratori i Tiranës është në pronësi të një njeriu që është në kërkim,. Paratë kalojnë nga Bashkia e Tiranës në xhepat e Chafalone. Pse them unë që pas kompanisë ofshore jeni ju? Sepse unë krijova bindjen pasi pashë çfarë ndodhi me kompaninë D-Albania, e  cila fitoi tenderin duke mashtruar, ju i dhatë miliona euro. Po të ishit ju realisht të mashtruar nga ai zotëria, ai nuk do kishte kthyer paratë zoti kryeministër. Pra këto fakte më bëjnë mua të besoj se pas kësaj kompanie jeni ju.

Rama: Zoti Shehaj unë jam gjithmonë në dilemë kur ju dëgjoj, a jeni idiot apo bëni vetë. Ju thatë që unë fshihem pas një ofshore në Holandë dhe unë ju thashë a ka mundësi të vini këtu dhe të sillni provën për këtë që thoni se kjo është shumë e rëndë, që unë të fshihem pas një ofshore në Holandë, dhe ju ta thoni kët literalisht do të thotë që dispononi një provë, dhe nëse ju e dispononi unë duhet të jem para drejtësisë. Ju ftova të jepni provën, në të gjithë atë që thatë nxora p[përsëri dilemën time, jeni idiot apo bëni vetë. Ti thuash tjetrit që është në krye të qeverisë ti thuash që je i fshehur pas një kompanie ofshore në Holandë e më pas të dalësh e të bësh një skeç të Zhvejgut, që rruga Tiranë-Vlorë është kaq kilometra dhe unë kam lindur mes Selenicës, e të gjesh se gjyshja jote është 72-vjeç kjo është qesharake. Është si të them unë që je në kërkim ndërkombëtar, por duhet të jap një provë për këtë. Nuk mund të them se unë shoh që ju vraponi në drejtim të paditur dhe jeni në kërkim ndërkombëtar.

/Abcnews.al/