Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, u shpreh se administrata po detyrohet që të bëjë klikime për partinë ne pushtet.
Ai tha se këto gjëra po ndodhin dhe do të shtohen para zgjedhjeve sepse këta duan të fitojnë me çdo mjet të paligjshëm dhe kështu po shkatërrohet shteti shqiptar dhe administrata publike.Shehi: Tani kanë filluar një histori tjetër, që çdo nëpunës i administratës detyrohet që të bëjë 30 klikime në ditë për shefin e tij. Ku i bën këto? Për mua janë një grup i strukturuar kriminal pranë kryeministrit që merren me këtë punë me para publike, se të ishin paratë e PS-së le të merreshin.Ky nuk është më shtet, por realisht është ai Big Brotheri tamam i Orweull. Këto gjëra po ndodhin në vendin tonë dhe do të shtohen para zgjedhjeve sepse këta duan të fitojnë me çdo mjet të paligjshëm dhe kështu po shkatërrohet shteti shqiptar dhe administrata publike.