Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Edi Rama ka dështuar totalisht me menaxhimin e Covid.

Shehu thekson se Shqipëria është e fundit në botë për vaksinimin ndaj Covid në botë.

Postimi i Tritan Shehut:

Sot Kryeministri i deshtuar ne cdo aspekt te menaxhimit Covid, edhe duke na vendosur ne nivelin e fundit ne Bote per vaksinimin, kerkon te shpetoje me improvizime te rrezikeshme elektorale!

Se pari ai duhet te sqaroje se mbi cfare baze e garancie profesionale lejon perdorimin e vaksinave Covid kineze e ruse ne vendin tone?

Ishte po ky Kryeminister, qe pak jave me pare perbetohej se ne Shqiperi do te hyjne vetem vaksina te certifikuara nga EMA ose FDA.

Deri tashti nuk ka ndodhur asnje ndryshim ne procedurat e licensimit per perdorimin e ketyre dy vaksinave as nga EMA, as nga FDA dhe as nga Agjensia Britanike, qe jane pikat e referimit boteror per kete procedure me shume pergjegjesi, komplekse e delikate.

Ndryshimi ka ndodhur vetem me Kryeministrin, si te ishte Kim Jong-uni.

Po antaret e “Komitetit” qe ne te gjitha debatet e daljet publike betoheshin e mbi betoheshin qe ne Shqiperi do te perdoren vetem vaksina te certifikuara nga ato agjensi dhe asgje tjeter e pa sigurte, ku jane sot?!

Po ajo qe vetem quhet “Agjensi e Kontrollit te Barnave”, ku eshte, kur ajo duhej te shprehej e para publikisht, mbasi te studjonte dosjet, duke marre dhe pergjegjesite mbi vehte.

Pse te gjithe keto institucione pergjegjese heshtin e avullojne pikerisht kur ne menyren me arbitrare, pa asnje argument e  transparence merren te tilla vendime kaq te rendesishme nga nje njeri i vetem si te ishte…..!?

Edhe per vaksinimin e kafsheve asnje shtet i pergjegjeshem e demokratiki ne Bote nuk merr te tilla vendime ne keto menyre okulte, te llojit te propagandes gebelsiane.

Kryeministri duhet te kuptoje se shqiptaret jane “Njerez”, qytetare te lire e me te drejta te plota, qe kerkojne siguri!

Ata nuk mund te trajtohen si Sklleverit e Egjiptit nga Faraonet e dikurshem.

Sidoqofte koha e “faraoneve” tashti shume shpejt po perfundon!

(Balkanweb)