Hyrja e tunelit “Delvinë – Kardhiq” është shembur ditën e sotme. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, grumbuj inertesh dhe gurësh kanë bllokuar pikën hyrëse të tunelit.

Nuk dihet ende shkaku, apo dëmi i shkaktuar, si dhe nuk ka informacion nëse shembja ka ndodhur vetëm në hyrje apo ka vazhduar edhe në brendësi të tunelit.

Fotot janë siguruar nga Panarama.al persona të cilët kanë parë nga afër çfarë ka ndodhur, por që është ende herët për të zbuluar shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.