Ka shkuar në 141 numri i viktimave pas shembjes së një ure në shtetin Gujarat të Indisë. Më shumë se 15 orë nga tragjedia, mediat raportojnë se kërkimet për të mbijetuar vijojnë në vendin e ngjarjes.
Deri më tani raportohet për të paktën 177 njerëz të shpëtuar, ndërsa zyrtarët në vend shtuan se operacioni i shpëtimit është vështirësuar për shkak të shikueshmërisë së ulët nga mjegulla.
Ndërkohë, rreth 200 vendas që jetojnë në zonat e afërta u janë bashkuar tentativave për të gjetur të mbijetuar këtë mëngjes. Përveç forcës kombëtare të reagimit ndaj fatkeqësive, ekipe nga Ushtria Indiane, Marina dhe Forcat Ajrore dhe Roja Bregdetare po ndihmojnë gjithashtu në operacion
Tragjedia vjen vetëm një ditë pasi 154 humbën jetën gjatë një festimeve të Halloween-it në Korenë e Jugut të shtunën mbrëma. /abcnews.al/