Shëndeti i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi është përmirësuar, thanë mjekët e tij, tre javë pasi ai u shtrua në spital për një infeksion të mushkërive të shkaktuar nga leucemia kronike.
Miliarderi 86-vjeçar u dërgua me urgjencë në spitalin San Raffaele të Milanos më 5 prill, duke nxitur spekulimet se jeta e tij mund të jetë në rrezik.
Kreu i partisë së koalicionit Forza Italia, doli nga terapia intensive më 16 prill.
Mjekët thanë se kishte Leuçemi Mielomonocitare Kronike (CML), por nuk specifikuan se kur u zbulua për herë të parë kanceri, duke thënë vetëm se nuk ishte akut.