Ekspert i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuça, i ftuar në emisionin “Open” ka analizuar simbolet e gjetura në trupin e pajetë të Evgjeni Baxho, si dhe vdekjen e mistershme të saj.
Eksperti u shpreh se vdekja mund të jetë shkaktuar gjatë një rituali të caktuar, dhe personi i cili mund të ketë kryer vrasjen mund të jetë një vrasës serial killer i gjinisë mashkullore, i cili merr kënaqësi nga këto krime.
Sipas Karamuçës shenja në formë peme mund të ketë shkaktuar vdekjen e ngadaltë si pasojë e shkaktimit të një trompoze.
”Në një manual që po lexoja mbrëmë dhe është i vitit 2016, janë të përcaktuara të gjitha rastet kur këta persona hyjnë, joshen, mund t’i ofrohet një kurs anglishteje, pastaj i bëhet një shpëlarje truri ideologjike dhe në këtë rast ata kërcënohen që t’i nënshtrohen këtyre ritualeve. Ne duhet të bëjmë një apel për të gjithë prindërit, të kenë kujdes me fëmijët e tyre të rinj si flasin, vishen, kurohen dhe më tej.
Mos u bini në qafë këtyre të Jehovait. Nuk i marri nata më qafë njerëzit. Përmes tyre infiltrohen këto sekte. Ata u trokasin dyerve, nuk i kryejnë këto rite. Duhet të jeni të bindur për këto gjë.
Dhe një gjë tjetër. Këto ritual nuk kryehn asnjëherë nga persona me gjini të njëjtë. Që do të thotë se ritualet në trupin e Evgjeni Baxhos janë kryer nga një mashkull. Një nga shenjat është bërë më herët, sepse duket më e vjetër, ndërsa të tjerat janë bërë më vonë.
Ajo e para që është si pemë, është shkaktim i vdekjes së ngadaltë, pasi sjell mpiksjen e gjakut.
Eshte shkaktim i ngadalte i vdekjes
Ndërsa ato që janë me shkronja janë bërë në një gjendje meditimi nga auditori. Janë serial killer ata që e kanë bërë. Domethënë marrin kënaqësi nga veprimi që bëjnë”, tha eksperti.