Galatasarai arriti të marrë një fitore me përmbysje 1-3 ndaj skuadrës së Goztepe në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Superligës turke.
Vendasit e nisën vrullshëm ndeshjen, teksa vetëm pas 8 minutash lojë, sulmuesi Diabate arriti të shënonte një super gol.
Sulmuesi nga Mali shfrytëzoi saktësisht një krosim nga e majta duke e goditur topin me një roveshatë të bukur, për të lënë të ngrirë portierin mik Muslera.
Galatasarai arriti të përmbysë ndeshjen teksa heroi i takimit ishte sulmuesi Akturkoglu i cili realizoi tripletë në këtë ndeshje.
Faxweb.al