Hera e parë që shërbimi Object Eraser tërhoqi një vëmendje të madhe ishte kur Google e përfshiu atë në serinë Pixel 6. Një shërbim i tillë mund të sigurohej vetëm përmes aplikacioneve të palëve të treta, ndërkohë që tani Google dhe Samsung e ofrojnë të integruar në smartphone.

Fillimisht ne menduam se Object Eraser do të ishte ekskluziv vetëm për serinë më të re të Samsung, S22, mirëpo Android Police lajmëron përmes një artikulli se ky shërbim do të vijë dhe në pajisjet më “të vjetra” të kompanisë, duke përfshirë kategoritë flagship dhe mid-range.

samsung-magic-eraser-shadows.webp

Me One UI 4.1 në Galaxy S22, Samsung prezantoi aftësinë për të eleminuar reflektimet dhe hijet e krijuara në fotografi të ndryshme në mënyrë të menjëhershme nga Samsung Gallery. Aktualisht këto përmirësime në smartphone-t e tjerë janë në fazën beta, por duket të punojnë shumë mirë në të gjitha pajisjet me sistem operativ One UI 4.0, por mund të jetë e mundur që shërbimi të vijë dhe në pajisjet me One UI 3.1.

Për të përdorur shërbimin më të ri Object Eraser, ju duhet të klikoni mbi ikonën e lapsit që gjendet në fotografi dhe të nisni editmin. Më pas duhet të klikoni në Labs dhe të aktivizoni Reflection Eraser dhe Shadow Eraser.