Instagram ka “përvetësuar” një tjetër shërbim mjaft të përdorur në TikTok për Reels-at e saja: aftësinë për të përmendur komentin e një përdoruesi në video. Tashmë, nëse një përdorues komenton në reel-in tuaj, ju mund t’i përgjigjeni duke klikuar në butonin reply i cili do t’ju lejojë të shtoni këtë koment si një sticker në videon tuaj.
Përdoruesit e Twitter bënë me dije në komentet e postimit të Instagram se ky shërbim është mjaft i ngjashëm me video-përgjigjet e TikTok. Deri më tani me sa duket shërbimi është i limituar vetëm për komentet në reels, dhe jo foto apo videot e publikuara në platformë.
Që nga lançimi në gusht të 2020, Instagram vazhdon të bëjë përmirësime të reels duke kopjuar shërbimet që ofrohen prej kohësh në TikTok. Limiti maksimal i kohës për reels u rrit disa herë deri sa arriti limit e ri prej një minute, në të njejtën kohë ku TikTok e çoi limitin në 3 minuta.

Instagram ju lejon gjithashtu t’i bëni remix reels-ave (në mënyrë të ngjashme me shërbimin “Duet” në TikTok) dhe sapo shtoi shërbimin text-to-speech që ishte një element kryesor i TikTok.
Dhe pse Reels Visual Replies nuk janë origjinale, është mirë të shohim se Instagram po e adopton këtë shërbim. Kjo është një mënyrë e re mjaft e mirë për të kominikuar me audiencën.
